Transmetuar më 14-04-2026, 17:16

Një zjarr ka rënë në një kompleks banimi përballë spitalit QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë konstatuar në një nga ambientet e godinës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të vënë nën kontroll situatën.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar deri në këto momente.

Autoritetet po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit