Transmetuar më 14-04-2026, 16:26

Tre shtetas shqiptarë janë përballë drejtësisë në Belgjikë, të akuzuar për një seri vjedhjesh në disa qytete të vendit, ndërsa rrezikojnë dënime deri në katër vite burg.

Çështja po shqyrtohet në Gjykatën Penale të Bryzh, ku sipas hetimeve, të dyshuarit kanë hyrë me forcë në një banesë në mars të vitit 2023 me qëllim grabitjen. Ata tentuan të arratiseshin, por u arrestuan rreth dy orë më vonë pas një ndjekjeje nga policia.

Sipas autoriteteve, grupi vepronte i organizuar dhe përdorte një automjet me qira për të kryer vjedhjet. Njëri prej të akuzuarve dyshohet të jetë i përfshirë në të paktën dhjetë vjedhje dhe shtatë tentativa.

Aktiviteti i tyre kriminal shtrihej në disa qytete, përfshirë Genk, Kortrijk dhe Midelkerke. Në një prej rasteve, një çift i moshuar ra pre e grabitjes, duke humbur mbi 20 mijë euro në bizhuteri, ndërsa dëshmoi në gjykatë për pasojat psikologjike të ngjarjes.

Prokuroria ka kërkuar deri në katër vite burg për një prej të pandehurve, ndërsa për të tjerët dënime që variojnë në varësi të rolit dhe përfshirjes në krime.

Vendimi përfundimtar nga gjykata pritet të shpallet më 11 maj.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit