

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovë, Arlind Manxhuka, dhe deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Egzon Azemi, janë dënuar secili me nga një vit e gjashtë muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në një proces rigjykimi për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.
Në të njëjtin rast, Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj janë dënuar me nga gjashtë muaj burgim secili, pasi u shpallën fajtorë për kanosje.
Sipas aktakuzës, të pandehurit kishin publikuar në rrjete sociale deklarata që nxisnin urrejtje dhe mosdurim ndaj një gjykatësi dhe një prokurori në Prishtinë, lidhur me një vendim gjyqësor për ndryshimin e masës së paraburgimit ndaj një të dyshuari.
Rasti lidhet me ngjarjet e dhjetorit 2022, kur ish-polici serb Dejan Pantiq ishte arrestuar nën dyshimet për përfshirje në sulme ndaj zyrtarëve zgjedhorë, çështje që kishte shkaktuar reagime të shumta publike.
Gjykata vlerësoi se deklaratat e publikuara kishin përmbajtje nxitëse dhe mund të cenonin rendin publik, si dhe integritetin e përfaqësuesve të drejtësisë.
Palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh në instancat më të larta gjyqësore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






