

Një grua është vënë në pranga nga policia e Tirana, pasi akuzohet për vjedhjen e një shume prej rreth 40 mijë paundësh nga ambientet e një marketi.
Sipas hetimeve, e arrestuara, Maglevina Xhakollari, kishte planifikuar vjedhjen disa ditë më parë. Ajo dyshohet se fillimisht kishte marrë çelësin e një prej kasetave ku klientët lënë sendet personale, pa u vënë re nga stafi.
Punonjësit e marketit më pas kishin konstatuar mungesën e çelësit dhe kishin bërë zëvendësimin e tij me një kopje të re.
Ditën e ngjarjes, një klient që punonte si kambist kishte vendosur në kasetë një çantë me para, duke përdorur çelësin e ri.
Ndërkohë, Xhakollari ka shfrytëzuar çelësin e vjedhur më herët për të hapur kasetën dhe për të marrë shumën e konsiderueshme të parave.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shuma e parave u gjet në ambientin e punës së saj, një rrobaqepësi, ku edhe u sekuestrua nga policia.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





