Transmetuar më 14-04-2026, 13:23

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të kushtojnë nga sot

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në Shqipëri gjatë mbledhjes së zhvilluar sot më 14 prill 2026.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është përcaktuar në 215 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë nuk duhet të kalojë 203 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është vendosur në 178 lekë për litër, ndërsa me shumicë në 166 lekë për litër.

Këto çmime kanë hyrë në fuqi sot, më 14 prill, në orën 15:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të shqyrtohen ndryshimet e mëtejshme në treg.

Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit të nënprodukteve të naftës që të zbatojnë vendimin, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

Sipas sqarimit zyrtar, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, nëse çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin kalon 220 lekë për litër ose për benzinën 200 lekë për litër, aplikohet një nivel më i ulët akcize prej 80%. Aktualisht, duke qenë se çmimet janë nën këto kufij, akciza vijon të zbatohet në nivelin e plotë, 100%.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit