

TIRANË – Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar ish-kryebashkiakun e Finiq, Leonidha Hristo, me 4 vite burg, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar është ulur përfundimisht në 2 vite heqje lirie.
Sipas vendimit të gjykatës, Hristo është shpallur fajtor për veprën penale “shpërdorim detyre”, lidhur me abuzime në procedurat e prokurimit publik, me një dëm të dyshuar që arrin rreth 77 milionë lekë.
Hetimet e SPAK kanë zbuluar se gjatë periudhës 2017–2019 janë kryer procedura të dyshuara fiktive tenderash, me qëllim favorizimin e subjekteve të paracaktuara.
Sipas dosjes hetimore, ish-zyrtari dhe bashkëpunëtorët e tij kanë ndikuar në mënyrë të paligjshme në procesin e prokurimeve publike.
Leonidha Hristo ka qenë gjithashtu kandidat në zgjedhjet lokale të vitit 2023 nën koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Ndërkohë, çështjet ndaj bashkëpunëtorëve të tjerë vijojnë të shqyrtohen në Gjykatën e Sarandës, pas ndarjes së kompetencave nga GJKKO.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






