

Qëllohet me breshëri armësh çifti, vritet i riu 20-vjeçar, plagoset vajza që e shoqëronte
SUEDI – Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur qytetin e Helsingborgut, ku një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën dhe një e re ka mbetur e plagosur rëndë.
Viktima është identifikuar si M.Ll., 20 vjeç, dhe dyshohet se është me origjinë nga Fier, i cili jetonte prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij.
Sipas mediave suedeze, ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, ndërsa autorët kanë hapur zjarr ndaj të rinjve në rrethana që mbeten ende të paqarta.
Policia suedeze ka rrethuar menjëherë zonën dhe ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rastit. Deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar apo të identifikuar si autorë të dyshuar.
Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha pistat e mundshme, ndërsa pritet që dëshmitë dhe provat materiale të ndihmojnë në zbardhjen e motivit të sulmit.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin shqiptar në Suedi dhe në vendlindje, ndërsa hetimet vijojnë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






