

TIRANË – Ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams, është regjistruar zyrtarisht si banor i Njësisë Administrative Nr. 2 në kryeqytetin shqiptar, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare disa ditë më parë.
Sipas njoftimit të bërë publik nga drejtuesi i njësisë, Florian Pullazi, Adams ka kryer procedurat e regjistrimit si rezident në Tiranë dhe ka aplikuar gjithashtu për pajisjen me pasaportë shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale, Pullazi e ka cilësuar ish-kryebashkiakun e New Yorkut si “banorin më të ri të njësisë nr. 2”, duke theksuar vizitën e tij në ambientet e institucionit lokal.
“Eric Adams, banori më i ri i njësisë nr. 2 në Tiranë! Me kënaqësi mikprita sot në ambientet e njësisë administrative nr. 2 në Tiranë, ish-kryetarin e bashkisë së Nju-Jorkut dhe ish-senatorin e njohur, Eric Adams”, thuhet në reagim.
Ai shton se Adams është një figurë e njohur për angazhimin e tij në çështjet e sigurisë publike dhe se lidhja e tij me komunitetin shqiptar në SHBA ka qenë e gjatë dhe e fortë.
Sipas deklarimeve, marrja e nënshtetësisë shqiptare nga Adams shihet edhe si një simbol i marrëdhënieve mes qytetit të New Yorkut dhe diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
Autoritetet lokale në Tiranë e kanë mirëpritur këtë zhvillim, duke e konsideruar një moment simbolik për bashkëpunimin dhe lidhjet ndërkombëtare të komunitetit shqiptar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






