Transmetuar më 14-04-2026, 11:41

TURQI – Pamje tronditëse janë publikuar nga ngjarja e rëndë në qytetin Siverek të provincës Şanlıurfa, ku një 19-vjeçar hyri i armatosur në një shkollë profesionale dhe hapi zjarr pa dallim ndaj nxënësve dhe stafit.

Incidenti ndodhi në orët e mëngjesit në Shkollën e Mesme Profesionale dhe Teknike “Ahmet Koyuncu”, duke shkaktuar panik të madh brenda ambientit shkollor. Sipas mediave të huaja, autori është identifikuar si 19-vjeçari Omer Ket.

Ai dyshohet se ka përdorur një pushkë gjahu dhe ka qëlluar në mënyrë të rastësishme brenda kompleksit shkollor, duke plagosur 16 persona.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes së forcave të sigurisë, autori i sulmit i ka dhënë fund jetës.

Nxënës dhe mësues janë përpjekur të largohen me shpejtësi nga ambientet e shkollës, ndërsa zona është rrethuar menjëherë nga policia dhe njësitë e emergjencës.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur motivet e ngjarjes dhe rrethanat që çuan në këtë sulm të rëndë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit