

TURQI – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin Şanlıurfa të Turqisë, ku një person i armatosur ka hapur zjarr brenda një shkolle profesionale, duke plagosur të paktën 16 persona.
Sipas mediave lokale, autori i dyshuar ka përdorur një pushkë gjahu dhe më pas është izoluar brenda ndërtesës, ku dyshohet se mund të mbajë peng disa nxënës.
Forca të shumta policie dhe njësi të operacioneve speciale kanë rrethuar menjëherë zonën dhe po punojnë për neutralizimin e situatës, ndërsa autoritetet kanë vendosur masa të rrepta sigurie përreth shkollës.
Raportimet paraprake bëjnë të ditur se disa nxënës janë hedhur nga dritaret për t’i shpëtuar sulmit, ndërsa pjesa më e madhe e nxënësve është evakuuar nga ndërtesa. Të plagosurit janë transportuar në spitale pasi kanë marrë ndihmën e parë në vendngjarje.
Autoritetet turke vijojnë ndërhyrjen për të vendosur kontrollin e plotë të situatës dhe për të sqaruar motivet e sulmit.
🚨🇹🇷 Türkiyənin #Şanlıurfa əyalətinin Siverek rayonunda məktəbə silahlı hücum olubBelə ki, silahlı şəxs tüfənglə yeddi nəfəri yaralayıb. Şəxsin bir neçə şagirdi girov götürdüyü deyilir.Hadisədən sonra əraziyə çoxsaylı tibb işçiləri və xüsusi polis qüvvələri cəlb edilib.… pic.twitter.com/VHw8Tdnit5
— APA İnformasiya Agentliyi (@APA_agentliyi) April 14, 2026
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






