

Një automjet është përfshirë nga flakët në zonën e Devoll, pasi më parë kishte dalë nga rruga.
Ngjarja ndodhi në aksin “Hoçisht–Gracë”. Një i ri 22-vjeçar, me inicialet A. B., banues në fshatin Hoçisht, ishte duke drejtuar makinën kur dyshohet se humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Pas daljes nga rruga, automjeti mori flakë.
Si drejtuesi i mjetit, ashtu edhe dy pasagjerët që ndodheshin me të, pësuan lëndime të lehta.
Të tre u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe më pas u kthyen në banesat e tyre.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





