Transmetuar më 14-04-2026, 09:51

GREQI – Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Kefalonisë, ku një 19-vjeçare është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të së martës, më 14 prill, në sheshin qendror të qytetit të Argostolit.

Sipas burimeve lokale, viktima nuk ka pasur shenja të dukshme dhune apo lëndimesh në trup, duke e bërë rastin edhe më misterioz për autoritetet hetimore.

Policia greke ka nisur menjëherë hetimet dhe po shqyrton të gjitha pistat e mundshme lidhur me shkaqet e vdekjes. Dyshohet se e reja ka qenë në shesh së bashku me dy persona të tjerë pak para se të ndodhte ngjarja, çka mund të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave.

Ndërkohë, pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të hedhë më shumë dritë mbi shkakun e vdekjes, i cili mbetet ende i paqartë.

Autoritetet vijojnë punën për të sqaruar plotësisht këtë rast, ndërsa komuniteti lokal është i tronditur nga ngjarja.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit