Transmetuar më 14-04-2026, 09:26

ELBASAN – Një apartament i braktisur në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar panik te banorët e zonës përreth.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i 1 Majit”. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer në një banesë të pabanuar, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi brenda ambientit.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës së zjarrit, duke parandaluar përhapjen e tij në apartamentet fqinje.

Nuk raportohen persona të lënduar apo pasoja në shëndetin e banorëve. Megjithatë, situata ka shkaktuar shqetësim dhe frikë te qytetarët që jetojnë në pallat dhe në zonën përreth.

Autoritetet përkatëse, së bashku me grupin hetimor, kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit