Transmetuar më 14-04-2026, 09:22

BERAT – Një operacion i zhvilluar nga Policia e Beratit ka çuar në goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e Dimalit. Operacioni, i koduar “Dimali 3”, është finalizuar pas disa muajsh hetimesh intensive.

Sipas autoriteteve, hetimet e ndjekura me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit, kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal, që përfshinte sigurimin, ndarjen në doza dhe shitjen e kokainës.

Në kuadër të operacionit, janë ekzekutuar masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Beratit:

“Arrest në burg” për shtetasit M. M., 22 vjeç dhe A. B., 19 vjeç; “Arrest në shtëpi” për një 17-vjeçar, të tre banues në Kuçovë.

Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, dy persona të tjerë, të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal, janë shpallur në kërkim, pasi ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas policisë, gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova që tregojnë se grupi operonte në mënyrë të organizuar, duke shpërndarë doza kokaine në qytetin e Dimalit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për vijimin e veprimeve ligjore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit