

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Savër, ku një banor është gjetur i pajetë në rrugë.
Viktima është identifikuar si Skënder Malia, rreth 55 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i humbjes së jetës mund të ketë qenë konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike.
Kanë qenë banorët e zonës ata që konstatuan trupin e pajetë dhe njoftuan menjëherë policinë. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe urgjencës spitalore, të cilat nisën veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave.
Trupi i pajetë është transportuar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar i shkakut të vdekjes.
Sipas burimeve policore, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, çka përforcon dyshimet paraprake mbi një vdekje natyrale.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






