Transmetuar më 14-04-2026, 07:21

Gjatë ditës së sotme (14 prill), vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të karakterizuara nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin.

Temperaturat pritet të mbeten relativisht të larta, veçanërisht në orët e mesditës. Në zonat e ulëta dhe bregdetare, termometri do të shënojë vlera nga 23 deri në 26 gradë Celsius, ndërsa në zonat veriore temperaturat do të variojnë rreth 20–21 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve, reshjet e shiut me intensitet të ulët do të shfaqen kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, duke u përqendruar në zonat malore të veriut të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me një shpejtësi mesatare prej rreth 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, veçanërisht në sektorin jugperëndimor, era pritet të forcohet, duke arritur shpejtësi deri në 18 m/s.

Në det, valëzimi në Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 3–5 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit