

Në spektaklin e reality-show-t Ferma VIP, fermeri Romir Zalla ka bërë zgjedhjen e tij të fundit, duke përcaktuar emrat që do të përballen në sfidat e radhës.
Nga vendimi i tij, pesë vajza u përzgjodhën për këtë fazë të lojës: Sara, Fabjola, Malbora dhe Gresa, ndërsa poetja Mimoza Ahmeti arriti të shpëtojë dhe nuk do të marrë pjesë në sfidë.
Sipas rregullave të formatit, vajzat e mbetura do të përballen në sfidë së bashku me fermerë të tjerë, të cilët do të zgjidhen përmes votës së publikut në televotim.
Pas leximit të vendimit, Mimoza Ahmeti reagoi me humor dhe emocione, duke thënë: “Uaaa çfarë paska ndodhur? Plasni, ju du”, duke sjellë një moment të lehtë në atmosferën e lojës.
Spektakli vijon të mbajë të lartë interesin e publikut, ndërsa dinamika e sfidave pritet të sjellë zhvillime të reja në ditët në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






