Transmetuar më 13-04-2026, 22:39

Një aksion i gjerë i Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik është zhvilluar në Tiranë, duke goditur disa struktura call center-ash të dyshuara për veprimtari mashtruese ndërkombëtare.

Operacioni është zhvilluar nën drejtimin e prokurores së Tiranë, Rovena Bozo, dhe ka përfshirë kontrolle në tre subjekte, të shpërndara në katër ambiente pune me rreth 300 poste pune në total.

Sipas burimeve hetimore, janë vendosur nëntë masa sigurie, ndërsa gjatë kontrolleve janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Dy nga ambientet e kontrolluara ndodhen në Millennium Business Center në Rrugën e Kavajës, ndërsa një tjetër pranë Kopshti Zoologjik i Tiranës.

Hetimet paraprake dyshojnë se nga këto struktura janë mashtruar shtetas nga disa vende, përfshirë Austria, Italia, Spanja, Greqia, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes skemave telefonike të dyshuara mashtruese.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht mekanizmin e funksionimit të rrjetit dhe për të përcaktuar rolin e secilit prej personave të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit