Transmetuar më 13-04-2026, 22:34

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka folur sërish për projektin e Aeroporti i Vlorës, gjatë një interviste televizive të dhënë më 13 prill në emisionin “Opinion”.

I pyetur mbi përfshirjen e tij në këtë investim strategjik, Pacolli deklaroi se nuk ka nënshkruar asnjë kontratë në lidhje me projektin, por ka qenë i informuar mbi zhvillimet e tij.

“Nuk kam qenë i përfshirë në nënshkrimin e kontratave. Nuk kam nënshkruar. Kam qenë person i informuar. Projektin e Aeroportit të Vlorës e kam pasur me shumë dëshirë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se kishte pasur synimin për të kontribuar në realizimin e një projekti që do t’i sillte vlerë qytetit të Vlorës, por sipas tij, procesi nuk është trajtuar në mënyrën e duhur.

“Doja të bëja diçka të bukur në Vlorë. Këtë eksperiencë nuk e kam përjetuar asnjëherë më parë. Një projekt i tillë u trajtua pa asnjë respekt, pa asnjë dëshirë që të ketë sukses”, deklaroi Pacolli.

Deklaratat e tij rikthejnë vëmendjen te ecuria dhe polemikat rreth projektit të Aeroportit të Vlorës, një nga investimet më të mëdha infrastrukturore në jug të vendit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit