

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka propozuar zyrtarisht Eric Wendt për postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Sipas njoftimit të publikuar nga Shtëpia e Bardhë dhe dërguar për shqyrtim në Senatin amerikan, kandidatura e Wendt parashikon që ai të përfaqësojë interesat diplomatike të SHBA-së në Tiranë, nëse konfirmohet nga ligjvënësit.
Kush është Eric Wendt
Eric Wendt është një figurë me karrierë të gjatë në ushtrinë amerikane, me mbi tre dekada shërbim aktiv. Ai ka shërbyer deri në vitin 2021 si komandant i pestë i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s, detyrë që e përfundoi më 29 janar 2021.
Gjatë karrierës së tij, ai ka mbajtur poste të rëndësishme në strukturat e sigurisë së Shteteve të Bashkuara, përfshirë rolin si Koordinator i Sigurisë i SHBA-së për Izraeli dhe Autoritetin Palestinez nga viti 2017 deri në 2019.
Po ashtu, ai ka shërbyer në pozicione të larta në Afganistani, Koreja e Jugut dhe në struktura të ndryshme të komandës ushtarake amerikane në Paqësor.
Wendt u emërua oficer në ushtrinë amerikane në vitin 1986 përmes programit ROTC në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare në fushën e sigurisë kombëtare në Shkollën Pasuniversitare Detare.
Ai doli në pension në mars të vitit 2021, pas më shumë se 34 vitesh shërbimi ushtarak. Emërimi i tij për postin diplomatik në Shqipëri mbetet në pritje të shqyrtimit dhe votimit nga Senati amerikan.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






