

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për katër personat e dyshuar si autorë të rrëmbimit dhe vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra.
Vendimi u la në fuqi për të dyshuarit Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër Bushgjokaj, Kristi Bushgjokaj dhe Fatjon Bushgjokaj.
Sipas gjykatës, nuk ekzistojnë kushte ligjore për ndryshimin apo zëvendësimin e masës së sigurisë, duke vlerësuar se provat dhe rrethanat e çështjes justifikojnë vijimin e paraburgimit.
Të dyshuarit akuzohen se kanë rrëmbyer dhe më pas vrarë të riun, trupin e të cilit dyshohet se e kanë hedhur në lumë.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat dhe motivet e krimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






