Transmetuar më 13-04-2026, 17:35

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ishulli i Sazani nuk është shitur dhe do të mbetet pronë e shtetit shqiptar.

Gjatë një takimi me operatorët turistikë në Vlorë, Rama u shpreh se negociatat për projektin janë ende në proces dhe se shteti do të jetë pjesë e kompanisë së përbashkët që do të investojë dhe administrojë ishullin.

Ai theksoi se projekti nuk parashikon krijimin e një resorti të mbyllur, por një zhvillim të hapur me elementë kulturorë dhe artistikë.

Sipas kreut të qeverisë, investimi pritet të ndikojë në rritjen e vlerës së pronave dhe zhvillimin ekonomik të zonës, duke e bërë Vlorën më tërheqëse për investime të reja.

Rama shtoi se projekte të tilla kanë efekt zinxhir në ekonomi dhe do të sjellin përfitime për gjithë zonën përreth.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit