Transmetuar më 13-04-2026, 12:11

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar për kufizime të përkohshme në qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në disa vende të rajonit, si pasojë e një proteste të paralajmëruar të transportuesve.

Sipas njoftimit zyrtar, bazuar në informacionet e autoriteteve doganore të Malit të Zi, gjatë periudhës 14–16 prill 2026 pritet të zhvillohet një protestë e transportuesve që do të prekë edhe Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Serbisë.

Si pasojë, në këto tre shtete parashikohet ndërprerje e përkohshme e qarkullimit për automjetet e rënda, duke ndikuar në lëvizjen e mallrave dhe transportin ndërkombëtar.

Autoritetet kanë sqaruar se nga këto kufizime përjashtohen vetëm transportet me kafshë të gjalla, rastet emergjente, si edhe lëvizja e automjeteve të vogla.

Masat pritet të jenë në fuqi përgjatë gjithë periudhës së protestës, nga 14 deri më 16 prill 2026.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit