Transmetuar më 13-04-2026, 12:06

Një rast i pazakontë ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti” në Fier ku Ilir Zarka është gjetur pa shenja jete në dritaren e një banese private.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë dhe burimeve nga vendngjarja, viktima dyshohet se ka tentuar të hyjë me forcë në banesë gjatë natës, por ka mbetur i bllokuar në dritare.

Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë, gjatë tentativës për të hyrë në objekt.

Banesa i përket shtetasit Uan Lule, i cili ndodhej jashtë vendit, ndërsa banesa ishte nën kujdesin e një personi të afërm që ka konstatuar trupin në mëngjes dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet.

Fier / Informacion paraprak

Në lagjen “8 Shkurti”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në dritaren e një banese, shtetasi I. Z., 47 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia, gjatë tentativës për t’u futur në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit