

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë natës në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku një person ka humbur jetën në rrethana të pazakonta gjatë një tentative për vjedhje.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, një burrë rreth 40 vjeç dhe ende i paidentifikuar, dyshohet se ka tentuar të hyjë në një banesë, por ka mbetur i bllokuar në dritare, ku i ka ngecur pjesa e sipërme e trupit, duke gjetur vdekjen në vend.
Banesa në fjalë i përket shtetasit Uan Lule, i cili prej rreth një muaji ndodhet në Greqi pranë fëmijëve të tij. Sipas një familjari, Nikollaq Lule, banesa mbahej nën kujdesin e një të afërmi.
Ky i fundit ka qenë personi që ka konstatuar trupin e pajetë të të riut të bllokuar në dritare dhe ka njoftuar menjëherë policinë.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e Fier, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






