

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Itali, ku një 47-vjeçar është vrarë brutalisht nga një grup të rinjsh, në prani të partneres dhe djalit të tij të mitur.
Viktima, Giacomo Bongiorni, ndodhej në një shesh publik së bashku me familjarët, kur u sulmua nga disa persona, të cilët, sipas dëshmive, e rrethuan dhe e dhunuan deri në vdekje.
Partnerja e tij, Sara Tognocchi, ka rrëfyer momentet dramatike, duke deklaruar se çifti kishte plane për t’u martuar. “Do të duhej të martoheshim, e vranë para syve të mi,” u shpreh ajo, duke përshkruar skenat e tmerrit.
Sipas saj, djali 11-vjeçar i viktimës ka qenë dëshmitar i gjithë ngjarjes dhe ka tentuar të ndihmojë të atin, duke mbetur më pas në gjendje shoku. I mituri është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur në Massa, ku viktima njihej nga komuniteti si një person i qetë dhe i respektuar, çka ka shtuar reagimet dhe indinjatën e banorëve lokalë.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe janë në kërkim të autorëve të dyshuar, ndërsa pritet identifikimi dhe arrestimi i tyre.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






