

Të hënën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, të cilat herë pas here do të bëhen të dendura, kryesisht në zonat malore të veriut.
Reshje shiu me intensitet të ulët pritet të nisin në orët e pasdites dhe të vijojnë deri në mbrëmje, duke u përqendruar në malësitë e veriut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në vijën bregdetare, veçanërisht në segmentin jugperëndimor, si dhe në zonat luginore, era pritet të arrijë shpejtësi deri në 18 m/s.
Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 3 deri në 5 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






