

TIRANË– Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho, ka përdorur tone të ashpra dhe gjuhë kritike ndaj deklaratës së Deputetes Koçeku lidhur me dialektin e gegërishtes.
Në një postim në Facebook, Spaho e cilësoi deklaratën e deputetes si të papranueshme për një funksionar publik, duke theksuar se gjuha standarde është një arritje e cila nuk mund të vihet në diskutim në institucionet shtetërore. Sipas tij, këto deklarata janë ‘idiotësira’ për të marrë vemendje.
Reagimi i plotë:
"Ti refuzon te flasesh gjuhen standarte ne funksione shteterore sikurse ai qe mban, sepse je fyçke. Kur je e pazonja te kontribuosh me ndonje gje ne shoqeri, fillon e thua idiotesira per te terhequr vemendjen. Gjuha standarte eshte pranuar nga nje kongres i shkencetareve te gjuhes shqipe te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise dhe albanologeve me te shquar te kohes qe ne vitin 1972. Thene kete, askush nuk i ka mohuar vlerat gegenishtes, por per ti unifikuar shqiptaret ne nje dialekt te vetem, eshte pranuar ajo qe quhet gjuha standarte. Sepse dikur ata qe nuk i deshin te miren Shqiperise, jugun dhe veriun e saj i konsideronin pjese jo te nje trungu dhe gjuhe kombetare. Ka plot hajvaner qe predikojne qe ndonje dialekt eshte shume me i mire se gjuha zyrtare. Ka hajvaner te tjere qe predikojne per dy kombe te ndryshem, kombin shqiptar dhe kombin kosovar, bazuar ne dialektet qe flasim ne jeten e perditshme dhe ne zhargon. Nje idiote si ti zgjidhet rastesisht deputete dhe i jep te drejten vehtes te kthehet ne fantazma te tejkaluara dhe te thote mbrockulla te tilla. Po ti thoshe keto kur kullosje dhite askush nuk do te jepte vemendje. Sot ne duhet te degjojme idiotesira te tilla sikur ti ke thene ndonje thagme. O Edi Rama, disiplinoji keto debile, mos i lere te thone cfare ju dikton mendja e ngushte, meqenese jane deputete. Duke folur keshtu, ty te nxjerrin bojen, pa per ceshtjen e gjuhes askush me mend ne koke, gege a toske, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni apo albanolog nuk ja var teneqen.", u shpreh Spaho.
Deklarata e Marjana Koçekut:
“Me pasë me mujt, me kënë me shkue, me i thanë me ardh me m’pa”, një fjali e shkëputur prej teksteve të Luigj Gurakuqit, është zgjedhur nga Marjana Koçeku, ose siç quhet ndryshe Neomalsorja, si foto e profilit të saj në rrjetet sociale. Ajo flet gegnisht në parlament dhe nuk e konsideron si zgjedhje, por si origjinë. Pas një bisede në një studio, ku dhe ka përsëritur arsyetimin pse ajo flet gegnisht në sallën e parlamentit të Shqipërisë, deputetja Koçeku është gjendur në një lumë komentesh sulmuese për gegnishten e saj të folur në parlament. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, në përgjigje të gazetarëve dhe komentuesve të shumtë, Koçeku rikonfirmon qëndrimin e saj se do të vazhdojë të flasë gegnisht dhe, për më tepër, nuk heziton të thotë se e refuzon gjuhën standarde. “Asht për t’ardh keq që dialekti jonë geg, n’vend që me u trajtue si dhanti, shpesh prej disave shihet si pengesë. Po lexoja rastësisht komentet dhe po shoh që e njëjta qasje si ajo e intervistuesit pasqyrohet edhe te shumë njerëz të tjerë. E përsëris edhe një herë se gegnishja jeme asht ma politike dhe refuzoj me e fol gjuhën standarde”, shkruan Koçeku. Në intervistë për gazetarin Roland Qafoku në “Dritare”, Koçeku tha ndër të tjera se: "Une di shume mire të flas standart ! Po pse nuk flet ? Por refuzoj të flas standart. Mu më shijon ma shumë dhe më jep ma shumë kënaqësi të flas gegnisht në Tiranë, aq ma tepër në parlament. Unë mendoj se duke fol gegnishten jam në nji format ma politik dhe se refuzoj të standartizohem në këtë ane, mendoj se qëndroj ma shumë politike me gegnishten teme".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






