

Policia e Vlorë ka dhënë detaje nga ngjarja tragjike e ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Pavarësia 3”, ku një fëmijë 2-vjeçar humbi jetën pasi ra nga ballkoni i banesës.
Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, ndërsa i mituri dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i apartamentit ku jetonte, duke ndërruar jetë në vend si pasojë e dëmtimeve të marra.
Autoritetet bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes, fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






