

TIRANË – Shqipëria pritet të hyjë në një fazë të re të digjitalizimit, pas propozimit të një projektligji që synon zëvendësimin gradual të kartave fizike të identitetit me identitetin digjital.
Sipas projektit, çdo qytetar do të ketë një “portofol digjital” në pajisjet elektronike, ku do të ruhen të dhënat personale dhe dokumentet identifikuese, të cilat mund të përdoren për shërbime online dhe procedura administrative.
Sistemi i ri parashikon që dokumentet të kenë të njëjtën vlefshmëri ligjore si ato fizike, duke mundësuar nënshkrimin elektronik, aplikime online dhe verifikim të shpejtë të të dhënave pa praninë e dokumenteve tradicionale.
Qëllimi i nismës është përafrimi me standardet e Bashkimi Europian dhe lehtësimi i aksesit të qytetarëve në shërbime digjitale brenda dhe jashtë vendit.
Sipas vlerësimeve paraprake, zbatimi i sistemit gjatë 10 viteve të ardhshme do të kushtojë rreth 703 milionë lekë, duke përfshirë investimet në teknologji, siguri kibernetike dhe certifikime.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se një nga sfidat kryesore mbetet mbrojtja e të dhënave personale dhe siguria e sistemit, pasi bëhet fjalë për një infrastrukturë me ndjeshmëri të lartë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






