Transmetuar më 12-04-2026, 17:24

BALLSH – Një incident i rëndë është regjistruar në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Bylis B dhe Oriku, e zhvilluar në Ballsh, e cila u ndërpre pas përshkallëzimit të tensioneve në fushë.

Takimi u ndërpre në minutën e 43-të, pas një situate të tensionuar që degjeneroi në përplasje mes lojtarëve, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë.

Në fundin e pjesës së parë, arbitri ndëshkoi me karton të kuq një lojtar të Orikut dhe një të Bylis B, pas një përplasjeje të drejtpërdrejtë në fushë.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur një prej lojtarëve shoqërohet nga policia jashtë terrenit të lojës, ndërsa ndeshja mbeti e ndërprerë për disa minuta për shkak të situatës së krijuar.

Pas këtij incidenti, lojtari i ndëshkuar pritet të mungojë në ndeshjen e radhës vendimtare të kampionatit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit