

VLORË – Raportimet për praninë e Ivanka Trump në jug të Shqipërisë rezultojnë të pavërteta.
Dyshimet u hodhën poshtë pas publikimit të pamjeve ku ajo shfaqet së bashku me të atin, Donald Trump, gjatë një eventi të UFC në Miami.
Ngjarja sportive u zhvillua në mbrëmje sipas orës lokale në SHBA, që përkon me orët e para të mëngjesit në Shqipëri, duke e bërë të pamundur që ajo të ndodhej njëkohësisht në Dhërmi apo në zona të tjera të jugut.
Në event, Ivanka Trump u shfaq në shoqërinë e familjarëve të saj, përfshirë fëmijët dhe anëtarë të tjerë të familjes, duke ndjekur një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive të fundjavës në SHBA.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






