
GJERMANI – Marie-Louise Eta është bërë gruaja e parë që merr drejtimin e një ekipi meshkujsh në një nga pesë ligat kryesore të Evropës, pasi u emërua në krye të Union Berlin.
Ajo do të drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit, pas shkarkimit të trajnerit Steffen Baumgart, i cili u largua pas humbjes 3-1 ndaj FC Heidenheim.
Drejtuesit e klubit e cilësuan këtë vendim si një hap të përkohshëm, ndërsa është planifikuar që Eta të marrë drejtimin e ekipit të femrave gjatë verës.
Në reagimin e saj, Eta u shpreh e bindur se skuadra do të arrijë rezultatet e nevojshme në javët e mbetura të kampionatit.
Aktualisht, Union Berlin renditet në vendin e 11-të në Bundesliga, me diferencë të sigurt nga zona e rënies, por me vetëm dy fitore në 14 ndeshjet e fundit në vitin 2026.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






