


SARANDË – Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në lagjen nr. 3 në Sarandë.
Sipas Policisë, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet paraprake janë se ai mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






