Transmetuar më 12-04-2026, 15:20

LONDËR – Një ngjarje tronditëse është raportuar në Mbretëria e Bashkuar, ku një grua rreth të 20-ave dyshohet se ka rënë pre e një përdhunimi në grup në orët e para të mëngjesit.

Sipas autoriteteve, e reja kishte qenë më parë në një klub nate në Surrey dhe dyshohet se është ndjekur nga disa persona teksa largohej. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mes orës 02:00 dhe 04:00, pranë një kishe protestante.

Policia ka nisur hetimet dhe po kryen kontrolle të gjera për identifikimin e autorëve të dyshuar, ndërsa po mblidhen prova në vendngjarje.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që mund të kenë qenë në zonë në atë orar të japin informacion, duke theksuar se çdo dëshmi mund të jetë e rëndësishme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit