

ZYRIH – Reperi Mozzik ka denoncuar një incident të rëndë që ka prekur biznesin e tij në Zvicër, ku disa automjete janë djegur në një garazh në Zyrih.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, artisti bëri të ditur se ngjarja dyshohet të jetë një sulm i qëllimshëm, i kryer nga persona që ai i ka cilësuar si pjesë e një bande nga Francë.
Sipas tij, automjetet janë djegur me benzinë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ai ka ngritur shqetësim për sigurinë, duke paralajmëruar edhe komunitetin shqiptar që operon në këtë sektor.
Mozzik u bëri thirrje të gjithë sipërmarrësve që të shtojnë masat e sigurisë në bizneset e tyre, ndërsa shprehu besimin se autoritetet zvicerane do të zbardhin ngjarjen dhe do të vënë para drejtësisë autorët përgjegjës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






