Transmetuar më 12-04-2026, 15:04

TIRANË – Eliminimi i Brikenës nga Big Brother VIP Albania, vetëm pak para finales, ka shkaktuar reagime të shumta si nga vetë ish-banorja ashtu edhe në rrjetet sociale.

Pas humbjes përballë Rogertit në votimin e publikut, Brikena ka shprehur zhgënjimin e saj, duke theksuar se nuk e priste këtë rezultat. Ajo ka kritikuar gjithashtu sjelljen e rivalit të saj brenda shtëpisë, duke nënvizuar përdorimin e një fjalori ofendues.

“Shkon Rogerti para meje, ndërkohë që ka ofenduar shumë, por vendos publiku,” – është shprehur ajo në reagimin e parë pas daljes.

Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë nisur aludime për manipulim të votave, me ndjekës që vënë në pikëpyetje rezultatin, duke pretenduar se sondazhet online e nxirrnin Brikenën më të favorizuar.

Pavarësisht debatit, rezultati mbetet i vlefshëm, ndërsa gara drejt finales vazhdon mes banorëve të mbetur.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit