

LUSHNJË – Një zjarr ka përfshirë një banesë në një pallat shumëkatësh në lagjen “Gjevdet Nepravishta”, pranë spitalit të Lushnjë.
Banorët e zonës kanë konstatuar flakët dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit në banesën që ndodhej në katin e tretë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se flakët janë vendosur qëllimisht nga pronari i banesës, një 40-vjeçar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Autoritetet po punojnë për lokalizimin e tij, ndërsa dyshohet se 40-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






