Transmetuar më 12-04-2026, 12:22

KRUJË – Janë zbardhur detaje nga dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit Artur Cangu në Nikël, ngjarje që tronditi zonën e Fushë-Krujës.

Autori i dyshuar, Eduart Afmataj, ka deklaruar përpara grupit hetimor se fillimisht mes tij dhe viktimës ka pasur një konflikt verbal, i cili më pas ka eskaluar në dhunë fizike.

Sipas dëshmisë së tij, viktima e ka goditur me një kosë të vogël në krah, ndërsa ai është përgjigjur duke përdorur një armë gjahu, me të cilën ka qëlluar 48-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen.

Menjëherë pas ngjarjes, autori ka njoftuar Policinë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai u arrestua brenda 24 orëve në zonën e Bruz Mal, ku ishte fshehur.

Sipas burimeve policore, gjatë arrestimit ai nuk ka bërë rezistencë, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit