

TIRANË – Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania është shoqëruar me emocione dhe tensione të forta, pasi banori Rogerti u shpall finalist i katërt i spektaklit, pas votimit të publikut përballë Brikenës.
Menjëherë pas rikthimit në shtëpi, atmosfera është tensionuar, me Rogertin që ka pasur përplasje verbale me disa prej banorëve të tjerë.
Shënjestra kryesore e tij ka qenë Mateo, i cili kishte humbur më herët partneren e tij në garë, Brikenën. Rogerti ka përdorur tone provokuese dhe deklarata të forta, duke përmendur eliminimin e saj dhe duke i drejtuar Mateo-s komente ofenduese.
Ai ka vijuar më tej edhe me dy finalistët e tjerë, Miri dhe Selina, duke krijuar një situatë të tensionuar në shtëpi dhe reagime të menjëhershme nga banorët e pranishëm.
Ngjarja ka shkaktuar debat brenda shtëpisë, ndërsa pritet që dinamika e lojës të ndikohet ndjeshëm në ditët në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






