Transmetuar më 12-04-2026, 11:12

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga muaji qershor do të ketë rritje pagash në disa shërbime kritike, me fokus të veçantë te sistemi shëndetësor.

Duke folur në podkastin “Flasim”, ai bëri të ditur se mjekët e urgjencës do të trajtohen në të njëjtin nivel për sa i përket rojeve dhe ngarkesës shtesë të punës. Shtesat mujore do të arrijnë në 18 mijë lekë për mjekët dhe 12 mijë lekë për infermierët dhe teknikët.

Sipas kreut të qeverisë, kjo politikë është pjesë e një faze të re të rritjes së pagave, që synon jo vetëm rritjen nominale të të ardhurave, por edhe mbrojtjen e fuqisë blerëse përmes mekanizmave të indeksimit çdo dy vite në sektorin publik.

Ai theksoi se ndërhyrja është e përqendruar te sektorët me përgjegjësi të lartë, si shëndetësia, arsimi dhe siguria, duke e cilësuar si një politikë të qëndrueshme që reflekton rritjen ekonomike të vendit dhe synon përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit