

TIRANË – Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Itali.
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasin Ylli Misku, banues në Tiranë.
Sipas autoriteteve, ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit Bologna e kishte dënuar në korrik 2022 me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhje në rrethana rënduese”.
Arrestimi është kryer në bazë të kërkesës për ekstradim, me qëllim që 51-vjeçari të vuajë dënimin në Itali.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






