Transmetuar më 12-04-2026, 09:21

VLORË – Policia ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndaluan dy adoleshentë të dyshuar, gjatë një kontrolli të ushtruar mbrëmjen e djeshme. Gjatë kontrollit ndaj një 17-vjeçari, në çantën e tij dhe në mbajtësen e kufjeve u gjetën 10 doza të dyshuara si kokainë, si dhe një sasi kanabisi e mbështjellë me letër alumini.

Si rezultat, 17-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa 16-vjeçari që ishte në shoqërinë e tij u procedua në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit