Transmetuar më 12-04-2026, 08:06

Janë përcaktuar katër finalistët që do të përballen në finalen e madhe të 18 prillit në BBV.

Selin, Mateo, Miri dhe Rogerti janë emrat që kanë siguruar një vend në garën për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Finalistët përjetuan një moment festiv në tarracën e Top Channel, ku spektakli u shoqërua me fishekzjarre, duke i dhënë një atmosferë të veçantë mbrëmjes.

Gjatë transmetimit, moderatori Ledion Liço njoftoi hapjen e televotimit, duke i dhënë publikut rolin vendimtar në përzgjedhjen e fituesit.

Tashmë, janë teleshikuesit ata që do të vendosin se kush prej finalistëve do të triumfojë, duke dërguar me mesazh emrin e konkurrentit që dëshirojnë të fitojë çmimin e madh.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit