

Ivanka Trump ka mbërritur një ditë më parë në Vlorë, ku ka qëndruar gjatë mbrëmjes në vilat qeveritare në zonën bregdetare.
Sipas burimeve, gjatë ditës së sotme ajo pritet të zhvillojë një drekë me kryeministrin Edi Rama, në vilat qeveritare në Dhërmi.
Mësohet se gjatë qëndrimit të saj, Ivanka Trump mund të realizojë edhe disa ndalesa në qytetin e Vlorës. Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë publike arsyet e kësaj vizite apo detaje të mëtejshme mbi takimin me vajzën e ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka mbërritur në jug të vendit që prej pasdites së së shtunës dhe pritet të qëndrojë në Vlorë edhe gjatë ditës së hënë. Gjatë kësaj periudhe, ai do të zhvillojë një sërë takimesh dhe inspektimesh në kuadër të agjendës së tij zyrtare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






