Transmetuar më 11-04-2026, 23:04

Një incident i rëndë është regjistruar në Stacionin Grand Central Terminal në New York City, ku tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me hanxhar.

Sipas raportimeve të New York Post, dy burra dhe një grua u goditën gjatë një sulmi që ndodhi pak pas orës 09:30 me orën lokale, në platformën e metrosë në linjat 4, 5 dhe 6 në drejtim verior.

Policia ndërhyri menjëherë pas një thirrjeje emergjente dhe hapi zjarr ndaj autorit të dyshuar, i cili më pas ka humbur jetën, sipas burimeve policore të cituara nga mediat amerikane.

Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme, ndërsa dy efektivë policie janë dërguar gjithashtu për kontrolle mjekësore.

Departamenti i Policisë së New York Police Department ka kërkuar shmangien e zonës gjatë kohës që vijon hetimi, ndërsa disa linja të metrosë janë devijuar nga stacioni Grand Central–42nd Street.

Guvernatorja e Kathy Hochul e ka cilësuar ngjarjen si një “akt të pakuptimtë dhune”, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit