Transmetuar më 11-04-2026, 23:30

Shtëpia e Bardhë ka bërë publike projekt-idetë për një monument të ri monumental në Uashington D.C., i quajtur “Harku i Fitores”, një nismë e propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas planeve, struktura pritet të arrijë rreth 76 metra lartësi dhe, nëse miratohet, do të jetë më e lartë se Kapitoli i Shteteve të Bashkuara dhe Memoriali Lincoln. Projekti parashikon gjithashtu elemente simbolike si një pishtar dhe kurorë të artë, të ngjashme me Statuja e Lirisë.

Sipas raportimeve, kostoja e projektit mund të arrijë deri në rreth 2 milionë dollarë në financim fillestar, ndërsa pjesë të tjera të buxhetit pritet të mbulohen përmes fondeve federale dhe programeve të ndryshme publike.

Trump e ka përshkruar projektin si “Harkun Triumfal më të madh dhe më të bukur në botë”, duke theksuar se ai do të jetë një simbol i historisë dhe sakrificave amerikane.

Administrata ka bërë të ditur se projekt-propozimi është dorëzuar në Komisionin e Arteve të Bukura në SHBA, i cili pritet ta shqyrtojë atë në ditët në vijim. Sipas zëdhënësve, monumenti synon të nderojë 250-vjetorin e historisë së vendit dhe figurat që kanë kontribuar në lirinë amerikane.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit