

E ardhmja e pankinës së Real Madrid pritet të marrë një kthesë të rëndësishme në përfundim të sezonit, pasi raportimet nga Defensa Central bëjnë me dije se drejtuesit e klubit kanë arritur një marrëveshje paraprake me trajnerin gjerman Jürgen Klopp.
Sipas burimeve, palët janë dakordësuar mbi aspektet financiare të kontratës, përfshirë pagën dhe bonuset, ndërsa mbeten për t’u finalizuar disa detaje thelbësore që lidhen me kushtet e vendosura nga tekniku.
Kushti i parë i Klopp lidhet me autonominë e plotë në drejtimin e skuadrës. Ai kërkon kompetenca të zgjeruara, të ngjashme me ato që ka pasur gjatë eksperiencave te Borussia Dortmund dhe Liverpool, duke përfshirë kontroll të drejtpërdrejtë mbi merkaton dhe strukturën teknike.
Kërkesa e dytë ka të bëjë me përforcimet në ekip. Trajneri gjerman synon afrimin e dy mbrojtësve dhe dy mesfushorëve të nivelit të lartë, ndërsa si objektiv madhor ka vendosur transferimin e sulmuesit Erling Haaland për të rritur potencialin ofensiv.
Nëse këto kushte plotësohen, Klopp pritet të nisë një projekt të ri në stadiumin Santiago Bernabéu, me synimin për ta rikthyer Real Madridin në majat e futbollit evropian.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






