

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Kuç, ku janë përfshirë tre automjete.
Sipas informacioneve paraprake, fillimisht në përplasje janë përfshirë dy mjete, ndërsa më pas është përfshirë edhe një automjet i tretë, duke e përshkallëzuar situatën.
Si pasojë e aksidentit, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga përplasja janë shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






