

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 62-vjeçar, pasi ka ndezuar një zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit, duke rrezikuar përfshirjen e masivit pyjor të parkut.
Pas njoftimit të marrë se në fshatin Bulcesh në afërsi të liqenit të Digës së Liqenit të Bovillës kishte rënë zjarr, shërbimet përkatëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Njoftimi i policisë
“Tiranë/Finalizohet operacioni policor të koduar “Safe”.
Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit, duke rrezikuar përfshirjen e masivit pyjor të parkut, arrestohet 62-vjeçari. Pas njoftimit të marrë se në fshatin Bulcesh në afërsi të liqenit të Digës së Liqenit të Bovillës kishte rënë zjarr, shërbimet përkatëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas rastit, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit M. I., 62 vjeç.
Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Bulcesh në afërsi të liqenit të Digës së Liqenit të Bovillës, të cilat ndodhen brenda kufijve të Parkut Kombëtar të Dajtit, që bën pjesë në Zonat e Mbrojtura Natyrore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, as me qëllim dhe as nga pakujdesia, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale apo të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






